MENU
klinika

Dhuna në protestë

Flet për herë të parë policja që humbi gishtat: E kisha në qafë

22.11.2018 - 21:41

Gjatë zhvillimit të protestës së dhunshme të ditës së sotme të zhvilluar nga banorët e Unazës së Re para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, midis tjerëve mbeti e lënduar efektivja Ina Nuka.

Nuka, humbi dy gishtërinjtë si pasojë e një kapsolle të hedhur nga protestuesit.

Pas lëndimeve të pësuara në trup, Nuka ndodhet në spitalin e Traumës e shtruar ku në qafë dhe të dyja duart mban fasha.

ina nuku-konica.al
ina nuku-konica.al

24-vjeçarja ka folur për herë të parë pas atyre momenteve kur i shpërtheu kapsollja.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.