MENU
klinika

Humbisni ndjenjat?

Disa tregues të zbehjes në fytyrë!

19.11.2018 - 11:15

Zbehja dhe gjendja e të fikëtit mund të ndodh kur presioni i gjakut papritmas bie, duke rezultuar në një rënie të qarkullimit të gjakut në tru.

Shumë gjëra mund të ndikojnë në presionin e gjakut, nga ndryshimet e papritura në sjellje (si ngritja e menjëhershme nga shtrirë në këmbë), dehidratimi dhe medikamente të caktuara.

Ndjenja e zbehjes dhe të fikëtit mund të përfshijë marramendje, dridhje, neveri dhe shikimi mund të turbullohet. Kjo humbje e vetëdijes shkakton edhe një humbje në kontrollin e muskujve. Kjo gjendje e bën personin të ndihet i pafuqishëm dhe mund të bie në tokë, duke humbur ndjenjat.

Zbehja më e zakonshme dhe gjendja e të fikëtit shkaktohet nga një lloj sinjali i kryqëzuar midis trurit dhe nervit vagus, një nerv i madh që shkon nga truri në stomak.

Kur ky nerv është i mbingarkuar, personi mund të ndihet i dobët. Kjo gjendje mund të ndodh edhe për shkak të një lloj ankthi, traume ose emocioni të fortë.

Zbehja mund të ndodhë edhe te njerëzit që kanë sheqer të ulët në gjak, për shkak të luhatjeve të niveleve të insulinës. Dehidrimi gjithashtu mund të shkaktojë të fikët, veçanërisht tek të moshuarit.

Barnat që shkaktojnë zbehje janë: diuretikët, medikamentet e zemrës, barnat psikotrope, antihistaminat dhe narkotikët, gjithashtu mund të shkaktojnë një episod të humbjes së ndjenjave edhe alkooli.

Kur plogështia nënkupton sëmundjen e zemrës?

Shkaqet më të zakonshme mund të jenë nga rrahjet e zemrës shumë të ngadalta, e njohur si bradikardia ose rrahjet e zemrës shumë të shpejta, e njohur si takikardia, sipas Harvey Kramer, MD kardiolog në Spitali Danbury në Connecticut dhe Profesor i mjekësisë në Yale University School of Medicine.

Shkaqe të tjera më pak të zakonshme të zemrës që lidhen me zbehjen janë: një zemër e zgjeruar, e dobësuar ose dëmtime të muskujve të zemrës nga një atak.

Gjithashtu një shenjë është edhe një çrregullim valvulash. Nëse ekziston një problem i valvulave, trupi juaj, nuk mund të marrë gjak të mjaftueshëm dhe mund të ndodhë zbehja, gjendja e të fikëtit, thotë Dr. Kramer. Përgjegjëse për këtë gjendje është edhe stenoza e aortës, që është ngurtësimi i valvulës së aortës, ena kryesore e zemrës suaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN