MENU
klinika

Foto

‘Dita e Flamurit’/ Publikohet letra e Ismail Qemalit

28.11.2018 - 13:32

Me rastin e 106 vjetorit të Ditës së Flamurit, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shkruan se vendi është në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, në të cilin ka publikuar dhe letrën e Ismail Qemalit drejtuar Fuqive të Mëdha, Bushati shkruan se shqiptarët janë krenarë për përkatësinë Europiane.

kolana e librave

“… Shqiptarët gëzohen që mundën me hy në familjen e popujve të lirë të Orientit, dhe tue mos pasë tjetër qëllim veçse me jetue në paq me të tanë shtetet fqinje..”, shkruante Ismail Qemali në letrën drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, ku i njoftoi “…për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për jetën kombëtare të shqiptarëve..”.
Sot, në 106-vjetorin e Ditës së Flamurit, me urtësi dhe vendosmëri jemi në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, krenarë për përkatësinë tonë Europiane.
#106vjetshtet🇦🇱 #DitaeFlamurit”, shkruan Bushati.