MENU
klinika

FOTO

Dita e Flamurit, urimi i ambasadës amerikane

28.11.2018 - 09:54

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se “i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria”.

Të gjithë kanë shkruar nga një fjalë karakteristike për Shqipërinë dhe në këtë mënyrë të veçantë vjen dhe urimi për festën tonë kombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria.

Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?

Shkarkoni posterin me rezolucion të lartë këtu https://bit.ly/2P5WXnp, përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve mëposhtë. Le të shohim se sa do të gjeni!