MENU
klinika

Koncerti në sheshin “Skënderbej”

Divat e muzikës që sfiduan të ftohtin

30.11.2018 - 10:13

Tirana festoi mbrëmjen e kaluar “Natën e Bardhë” dhe më këtë rast në sheshin “Skënderbej” u organizua një koncert ku u mblodhën mijëra qytetarë.

Pavarësisht temperaturave aspak të favorshme, të cilat ishin pranë zeros, divat e muzikës shqiptare Aurela Gaçe, Elhaida Dani e Vesa Luma krijuan një atmosferë elektrizuese me performancat e tyre.

Aurela, me energji gati të mbinatyrshme, bëri atë që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj. Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.

Pjesë e shfaqjes së saj herë pas here bëhej dhe publiku përmes komunikimit që vetëm ajo di ta bëjë, teksa lëshoi edhe një premtim për ta: “Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin“.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?