MENU
klinika

Fushë-Krujë

Djegia e plehrave në landfill rrezikon jetën e banorëve

13.11.2018 - 10:15

Banorët e fshatit Halilaj në qytetin e Fushë-Krujë jetojnë çdo ditë mes ndotjes nga djegia e mbetjeve urbane. Ka shumë kohë që landfillit të mbetjeve i vihet zjarri për asgjësimin e sa më shumë plehrave, mirëpo tymi dhe aroma e rëndë e mbetjeve në ajër është kancerogjene për komunitetin e banorëve të asaj zone.

Banorët ankohen se fshati i tyre po bëhet i pabanueshëm për shkak të djegies së plehrave në vendgrumbullim.

Mëngjesi është vetëm tym dhe blozë prej mbeturinave që digjen pamasë. Jemi ankuar por nuk kemi gjetur zgjidhje absolutisht. Duhet të ishte caktuar një vend duhet të ishin marrë masat për këtë problem”, thotë i shqetësuar njëri nga banorët.

Sipas banorëve shkaktar për vënien e zjarreve mbeten institucionet vendore ndërsa zjarrfikësit dhe policia nuk kanë ndërhyrë mjaftueshëm.

Bashkia, nuk ja vendos as unë, as ti s’ja vendos, askush nuk ja vendos. Ata i grumbullojnë aty dhe pas nja 3-4 ditësh pasi grumbullohesh shumë, shkojnë i vënë flakën”, shprehet i revoltuar një banor tjetër i zonës.

Në këto kushte, banorët paralajmërojnë protesta në mbrojtje të shëndetit të tyre në rast se djegia e plehrave do të vazhdojnë.

Ti dalim tek kthesa tek lapidari, të vij dhe populli, të bllokojmë rrugën ose të shkojmë të rrethojmë bashkinë” thojnë banorët.

Përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës pranojnë se e kanë të pamundur financiarisht vënien nën kontroll të mbetjeve ndonëse përpjekja për izolimin e flakëve vazhdon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier"

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike

Dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale

Gruaja 40-vjeçare gjendet e pajetë në mjetin e parkuar

Sot stakohen dritat në stacionet e pompimit

Durrësi probleme me ujin e pijshëm

Vuante nga probleme të shëndetit mendor,

Elbasan/ Hidhet nga pallati 64-vjeçari