MENU
klinika

Lexoni lajmin!

Doni të bini menjëherë nga pesha?

10.11.2018 - 12:57

Shtimi i dhjamit në organizëm është pasojë e ushqimit të tepruar, domethënë merren më tepër kalori sesa harxhon trupi. Energjia e tepruar grumbullohet në indin dhjamor.

Për shembull, gjendra tiroide aktivizon dhe pengon ndërrimin e lëndëve, duke rregulluar shpejtësinë e djegies së lëndëve ushqimore. Në pakësimin e hormoneve tiroide, organizmi prodhon dhe depoziton dhjamë, kur është ushqim i tepruar që nuk shfrytëzohet.

Medikamentet që përdoren për pakësimin e oreksit kanë efekte të përkohshme. Ato nuk kanë efekte në mënyrë të drejtpërdrejtë në pakësimin e dhjamit në organizëm.

Lufta kundër dhjamosjes bëhet në këtë mënyrë: me lëvizje, stërvitje, gjimnatikë dhe dietë.

Dhjamosja në radhë të parë dëmton zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Nga zhdukja e shtresës dhjamore nuk dëmtohet njeri, por ajo duhet të kryhet me masë dhe nën kujdesin e mjekut.

Kura kundër dhjamosjes duhet të kryhet në plane të caktuara, pa hezitime dhe abuzime. Për këtë duhet të bëhet pakësim i sasisë së ushqimit , sasisë së lëngjeve, kripës së gjellës, të rregullohet dalja jashtë, të përdoren zarzavate, patate në vend të bukës, pak mish etj.

Zhdukja e dhjamit mund të kryhet edhe në mënyrë të shpejtë, por gjithnjë nën kontrollin e mjekut. Për këtë i sëmuri ushqehet disa ditë në javë vetëm me qumësht.

Zakonisht njeriu i shëndoshë është më i shkurtër se njeriu me peshë normale. Përveç kësaj, dhjamosja shkakton sëmundjen e sheqerit. Krahas bimëve mjekësore që do t’i përmendim më poshtë, duhet të ndiqet me rigorozitet të madh kjo dietë ushqimore në çdo vakt.

Mëngesi:

150 ml qumësht. 1 lugë gjalp. 20 gr bukë.

Dreka:

100 gr mish. 20 gr bukë. 200 gr perime të freskëta dhe 100 gr fruta.

Darka:

250 gr qumësht ose kos. 20 gr bukë dhe 200 gr perime të freskëta.

Merrni 2 kokërra patate të ziera të bëra pure. Në të hidhni 3 thelpinj hudhra të grira, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë. I përzieni bashkë dhe e hani çdo darkë sepse shërben si dietë. Gjatë ditës duhet të kufizoni ushqimet me yndyrna, sa më pak bukë, brumëra apo ëmbëlsira. Kjo dietë është efikase për njerëz të majmë, pra të shëndoshë dhe vazhdon për 1-2 muaj rresht.

Dieta e dobësimit mund të bëhet edhe një herë në javë. Ditën e parë të javës hahen gjysëm kg mollë tërë ditën, por nuk duhet të hahet ushqim tjetër. Ditën e dytë deri në ditën e gjashtë hahet bukë vetëm 1 herë në drekë dhe gjellat duhet të jenë të payndyrshme. Kurse mollë, prej ditës së dytë deri në ditën e gjashtë, hahen 2 herë në ditë nga 200 gr, domethënë 1 herë në mëngjes esëll dhe 1 herë në mbrëmje vonë. Kjo quhet dietë shkarkuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?