MENU
klinika

Fituesi

Drejtuesi i ri/ PD mbyll zgjedhjet dhe në Sarandë

25.11.2018 - 17:17

Demokratët në Sarandë do të vijojnë të drejtohen nga Hariz Mema, i cili fitoi me 177 vota përballë Shpëtim Iljazit i cili mori 11 vota në kuadër të zgjedhjeve për drejtuesit e PD në rrethet e Shqipërisë, nismë që i paraprin zgjedhjeve lokale të cilat do të zhvillohen me 30 qershor 2019.

Mësohet se nga 271 delegatë kanë votuar 203 prej tyre ose 75%, ndërsa 15 vota kanë dalë të pavlefshme.

harizaj-konica.al
harizaj-konica.al

Hariz Mema rikonfirmohet në detyre pasi është kryetar i PD për Sarandën prej vitit 2014. Ai është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës dhe në vitin 2017 ka qene kandidat për deputet, konkretisht i 6 në listë në qarkun Vlorë.

Kujtojmë se përveç Sarandës, PD ka zgjedhur edhe kryetarët e rinj në Gramsh dhe në Korçë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë