MENU
klinika

Ministri italian

E dashura Salvinit njofton ndarjen me foto nga shtrati

06.11.2018 - 17:40

Me një respekt të madh dhe dashuri të vërtetë që ka ekzistuar. Faleminderit Matteo”. Me këtë përshkrim dhe një foto bashkëngjitur, Elisa Isoardi ka njoftuar ndarjen nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Fotot e fundit në rrjetet sociale datojnë këtë verë kur së bashku pushonin në det dhe plazhet italiane, më të dashuruar se asnjëherë tjetër.

Por tani gjithçka ka përfunduar dhe zërat i konfirmoi vetë Elisa Isoardi. Ajo poston një foto të nxehtë nga dhoma e gjumit: të dy të qeshur në krevat, por komenton: “Nuk është ajo që kemi dhënë për t’i munguar njëri-tjetrit, por ajo që duhej të kishim dhënë akoma”, – shkruan ajo, duke cituar Gio Evan (siç ka bërë edhe në postime të tjera).

Dhe kështu për prezantuesen italiane dhe politikanin “rebel”, është koha për të kthyer faqe, pasi historia e dashurisë duket se ka mbërritur vërtete në fund.