MENU
klinika

Rrëfehet Lady Gaga

“E varur nga puna, nuk thosha kurrë ‘jo!’”

10.11.2018 - 10:21

Lady Gaga ka marrë së fundmi një tjetër çmim për pjesëmarrjen në filmin “A Star Is Born”, roli i parë për të si aktore.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit, Gaga ka folur për problemet mendore që ka kaluar gjatë jetës. Gjendja e rënduar psikologjike e detyroi që të kërkojë ndihmë për trajtim. Lodhja që merrte nga aktivitetet e shumta ishte gati që t’i merrte jetën.

Pas shumë vitesh që i thosha ‘po’ punës, intervistave, eventeve, të gjitha mundësive, për ta cilat padyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për të arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thosha ‘jo”, tregoi këngëtarja.