MENU
klinika

Befason Amber Heard

E zhgënjyer nga meshkujt, aktorja: Më tërheqin femrat!

03.11.2018 - 12:01

Aktorja Amber Heard, pas lidhjeve të saj me disa personazhe të njohur, si Johnny Depp, Elon Musk dhe Vito Schnabel, duket se ka mbetur e zhgënjyer nga meshkujt dhe ka lëshuar një deklaratë së fundmi se tashmë po e tërheqin femrat.

Ajo mori vëmendjen e publikut falë filmit “Rum Diaries”, në të cilën luajti krahas Johnny Deppit, me të cilin më vonë u martua. Një marrëdhënie 5-vjeçare me fotografin Tasya van Ree ishte ndërprerë, ashtu sikurse lidhja e aktorit me Vanessa Paraden.

Çifti u martua, por shpejt u ndanë, ndërsa dyshohet se Depp e kishte rrahur aktoren e famshme. Amber, në një intervistë për revistën Maria Claire, pohoi se femrat janë më të mira si partnere.

Kam më shumë shije kur bëhet fjalë për femrat. Dhe lumturi. Nuk e di se çfarë saktësisht më tërheq, ndoshta një marrëdhënie e shëndetshme”, tha aktorja që pas Deppit ishte në lidhje me Elon Musk dhe Vito Schnabel.