MENU
klinika

Probiotikët

Ekzistojnë edhe baktere të mira që duhet t’i marrim?!

11.11.2018 - 16:21

Probiotikët shpesh quhen ‘baktere të mira’, sepse mbajnë organizmin tuaj të shëndetshëm. Probiotikët janë baktere dhe maja të gjalla që gjenden natyrshëm në florën e zorrëve.

Probiotikët që përdoren më shpesh përfshijnë Lactobacillus dhe Bifidobacteria. Ata mund të merren përmes shtesave dietike, ushqimeve, kremrave apo dhe forma të tjera.

Shkencëtarët tregojnë se këto mikroorganizma normalizojnë florën e zorrës:

• Zvogëlimi i sasisë së baktereve “të këqija”;

• Plotësimi i baktereve “të mira”;

• Rivendosja e një balance të favorshme bakteriale;

• Nxitjen e sistemit imunitar.

Shkencëtari rus Elie Metchnikoff prezantoi për herë të parë konceptin e probiotikëve në fillim të viteve 1900.
Është pohuar se probiotikët mund të ndihmojë në trajtimin e një gamë të gjerë të sëmundjeve.

Trajtohen problemet gastrointestinale duke përfshirë diarre, kapsllëk, sindromën e zorrëve, kolit ulceroz dhe sëmundjen e Crohn.

Të tjera efekte pozitive:

• Mbrojtje kundër infeksionit bakterial;

• Presion të ulët të gjakut;

• Parandalimi i infeksionit të traktit urinar;

• Parandalomi i infeksionit të majave;

• Përmirësoni simptomat e psoriazës ose ekzemës;

• Ndihmon në sindromën e lodhjes kronike.

Një studim i publikuar në British Journal of Nutrition në vitin 2014 tregoi se burrat dhe gratë që merrnin shtesa probiotike së bashku me ndjekjen e një plani diete të veçantë, humbën më shumë peshë sesa ata që respektonin vetëm dietën pa praninë e probiotikëve.

Ushqimet e zakonshme që përmbajnë baktere të shëndetshme janë:

• Kosi;

• Lëngje;

• Djathi;

• Lakër turshi;

• Pije soje;

• Turshi.

Studimet kanë treguar se probiotikët paraqesin disa efekte anësore, prandaj flisni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë problem shëndetësor përpara se të filloni një regjim probiotik.

Probiotikë për fëmijët

Studimet tregojnë se nga probiotikët mund të përfitojnë edhe fëmijët. Megjithatë, ekspertët thonë se probiotikët nuk duhet t’u jepen fëmijëve me sëmundje kronike apo serioze.