MENU
klinika

ATP Championship, Londër

Eliminohet Federer, e mposht një 21-vjeçar

17.11.2018 - 17:44

Pas shkëlqimit për herë të fundit në vitin 2018, duket se Roger Federer ka filluar të venitet dhe vështirë më të ringrihet edhe njëherë tjetër. Alexander Zverev është finalisti i parë i turneut ATP Championship që po zhvillohet në Londër.

Tenisti 21-vjeçar gjerman eliminoi në gjysmëfinalen e luajtur sot pasdite zviceranin Roger Federer, duke fituar 2-0 me sete (7-5, 7-6). Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në të dyja setet, të cilat u fituan në pikët shtesë nga tenisti gjerman, që kualifikohet për herë të parë në finale e një turneu ATP Championship, ku luajnë vetëm 8 tenistët më të mirë në botë.

Federer ishte në kërkim të trofeut nr.100 në karrierën e tij, por nuk arriti të shkojë më shumë se gjysmëfinalja në këtë event. Zvicerani nuk arriti të bëjë diferencën në momentet vendimtare, duke gabuar.

Ndërsa Zverev luajti më i qetë dhe arriti të administrojë mirë avantazhin e krijuar në setin e parë, ku fitoi një “game” me topat e rivalit. Në setin e dytë gjithçka u vendos në “tie break”, me Zvere që fitoi me meritë dhe siguron finalen e Londrës. Në finale, Zverev do të luajë me fituesin që do të dalë nga ndeshja tjetër gjysmëfinale, ajo mes serbit Novak Djokovic dhe afrikano-jugorit Kevin Anderson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit