MENU
klinika

Konflikti Rusi-Ukrainë

Erdogan: Turqia mund të jetë ndërmjetëse

29.11.2018 - 12:54

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se Turqia mund të luajë një rol ndërmjetësues për të lehtësuar tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi konfiskimi i tre anijeve ukrainase nga Moska nxiti një krizë të re.

“Këtu mund të marrim një rol ndërmjetësues dhe ne e kemi diskutuar këtë me të dy palët”, u tha Erdogan gazetarëve në aeroportin e Stambollit përpara se të shkonte në samitin e G20 në Argjentinë.

Komentet e tij erdhën pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas Petro Poroshenko. Erdogan gjithashtu bisedoi me Presidentin e SHBA Donald Trump.

“Të dy, Putin dhe Poroshenko kanë bërë kërkesat e tyre, ne do t’i përcjellim kërkesat e Ukrainës në takimin tonë në Argjentinë,” shtoi Erdogan, duke thënë se çështja do të diskutohet edhe në bisedimet e tij me Trump në Buenos Aires.

Moska dhe Kievi gjenden në tension që kur anijet e marinës ruse sulmuan dhe kapën tre anijet e Ukrainës jashtë gadishullit ukrainas të Krimesë i cili u aneksua nga Rusia në 2014.

Pas paralajmërimit për kërcënimin e “luftës në shkallë të gjerë”, Poroshenko të mërkurën nënshkroi një akt që imponon ligjin ushtarak për 30 ditë në rajonet që kufizohen me Rusinë, Detin e Zi dhe Detin e Azov.

Kiev ka kërkuar kthimin e anijeve të saj dhe lirimin e 24 marinarëve të burgosur gjatë konfrontimit.

Tensionet ndërmjet Kievit dhe Moskës u shtuan kur protestat pro-BE në Ukrainë çuan në rrëzimin e presidentit Viktor Janukoviç në vitin 2014.

Rusia aneksoi Krimen, ndërkohë që separatistët pro-Moskë konfiskuan pjesë të rajoneve Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës lindore, duke deklaruar një konflikt që mbetet i pazgjidhur.

Marrëdhëniet shpesh të brishta të Ankarasë me Moskën kanë lulëzuar që nga mesi i vitit 2016 në një afrim që ndonjëherë ka trazuar Perëndimin. Turqia po punon me Rusinë për konfliktin e Sirisë dhe gjithashtu po blen sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore të Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Rusia duhet ndëshkuar…

Bashkëpunim, konkurrim, përballje

Si të riparohen marrëdhëniet Rusi-Perëndim?