MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro kthehet sipër 125 lekëve

01.11.2018 - 14:48

Euro u forcua për të tretën ditë radhazi në kursin e këmbimit me lekun, duke përmbysur kështu një tendencë disajavore, në mënyrë relativisht të papritur. Monedha europiane u këmbye të enjten me 125.06 lekë, në rritje me 0.12 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Rritja e papritur e kërkesës për euro nuk është e qartë dhe për ekspertët faktori më i mundshëm mund të jetë rikthimi i blerjeve nga Banka e Shqipërisë.

Dollari frenoi pas forcimit të pjesës së parë të javës, megjithatë ngelet ende pranë niveleve më të larat të këtij viti. Monedha amerikane u këmbye me 109.97 lekë, në rënie me 0.28 pikë krahasuar me ditën e djeshme. Ndërkohë, paundi regjistroi një mbiçmim të fortë ndaj lekut, pas disa ditësh radhazi në rënie. Monedha britanike u këmbye me 141.64 lekë, në rritje me 1.21 pikë nga e e mërkura.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Euro drejt 125 lekëve