MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro, “lavdi” e shkurtër?

05.11.2018 - 13:26

Revanshi i euros në kursin e këmbimit valutor duket se ishte i përkohshëm. Monedha europiane u zhvlerësua sot për të dytën ditë radhazi dhe ndodhet sërish poshtë kufirit të 125 lekëve. Në mesditë, euro këmbehej me 124.69 lekë, në rënie me 0.24 lekë krahasuar me të premten. Nga trajektorja e kursit të euros, mund të supozohet se forcimi i javës së kaluar i detyrohet një rritjeje sporadike të kërkesës, e lidhur ndoshta me nevojat e një blerësi të madh në treg.

Ndërkohë, leku ka humbur pikë në kursin e këmbimit me dollarin amerikan dhe paundin britanik. Dollari u këmbye të hënën me 109.51 lekë, në rritje me 0.33 pikë krahasuar me të premten. Pothuajse në të njëjtën masë u mbiçmua edhe paundi britanik, që u këmbye me 142.58 lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN