MENU
klinika

‘Tirana na mbylli dyert’

Familja e Kacifas ‘troket’ në Prokurorinë e Athinës: Na ndihmoni!

01.11.2018 - 16:59

Familjarët e Konstandin Kacifas, përmes avokatit të tyre, i janë drejtuar Prokurorisë së Athinës për veprimet e marrjes së trupit të djalit të tyre.

Sipas, Ekathimerini, informacioni mbi veprimet ligjore që duhet të ndërmerret nga familja e shtetasit shqiptaro-grek Konstantinos Katsifas, u sigurua nga avokati i familjes, i cili u paraqit sot pranë kryetarit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës Evangelos Ioannidis.

Në një deklaratë, avokati Efthimis Navridis tha se familja e viktimës kishte paraqitur një kërkesë pranë Prokurorisë së Tiranës për të marrë trupin e viktimës për varrim, por deri më tani kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.

Familja kërkon që ngjarja të sqarohet plotësisht në mënyrë që të ketë informata të qarta dhe të plota. Çfarë kontaktesh po bëhen me Shqipërinë janë vetëm me Prokurorinë e Tiranës dhe në veçanti me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën po bashkëpunojmë. Meqenëse viktima është shtetas grek, natyrisht autoritetet greke gjithashtu kanë juridiksion, kështu që prokuroria e Athinës është e përfshirë gjithashtu“.-tha avokati.

Konica.al