MENU
klinika

Lot në "Xing"...

“Femrat në Shqipëri shihen si objekt seksi!”

04.11.2018 - 11:40

Nas Daily (Nuseir Yassin) është një arab-izraelit i cili ka si synim të eksplorojë të gjithë botën në kohë të plotë, kjo është dhe arsyeja pse ai la punën në Nju Jork në vitin 2016. Qëllimi i Nas është të zbulojë kulturat e veçanta që secili prej shteteve mbart dhe ti ekspozojë nëpërmjet një videoje 1-minutëshe në Facebook.

Në një periudhë kohore prej 2 vitesh ai ka vizituar pothuajse gjysmën e botës, ka promovuar vende që as enciklopedia “Google” nuk ka arritur të shkelë mbi to. Videot 1-minutëshe në “Facebook” grumbullojnë miliona shikime.

Në këtë aventurë të tij ai shoqërohet edhe nga e dashura dhe ditët e fundit ishin edhe në Shqipëri. Ata realizuan disa video fantastike nga vendi ynë, për t’i treguar botës një Shqipëri tjetër, ndryshe nga sa mendojnë qytetarët e shteteve të tjera për ne.

Por mbrëmjen e së shtunës, ata ishin të ftuar në Xing me Ermalin dhe një pyetje e Kejvina Kthellas shkaktoi një situatë aspak të këndshme, sidomos për të dashurën e Nas. Ajo pyeti nëse Nas vizitonte vende të ndryshme për të njohur femra të reja apo për të promovuar këto shtete. Por kjo shkaktoi irritimin e menjëhershëm të të dashurës së Nas.

Në Shqipëri është më keq. Në Ballkan i trajtojnë femrat si m***. I trajtojnë femrat si objekte seksi”, tha e irrituar e dashura e Nas, e cila detyroi Ermalin më pas të ndryshonte edhe pyetje.