MENU
klinika

Trashëgimi kulturore

Festivali i folklorit në Tetovë zgjoi kulturën kombëtare

04.11.2018 - 12:04

 Përfundoi në Pallati i kulturës në Tetovë, të shtunën, arena kulturore e festivalit të shtatëmbëdhjetë të folklorit në moton “Burimet e Sharrit” 2018. Performanca që sollën grupet ishte mbreslënëse dhe dinamika e zhvillimeve ishte festive për gjithë shqiptarët.

Në këtë festival morën pjesë Tirana, Shkupi, Tearca dhe Tetova, Kjo arenë festive zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Në restorantin të quajtur ‘’Dinamika’’ vazhduan mbrëmjën festive. Në këtë atmosferë juria e formuar nga shoqata kulturore ‘’Burrimet e Sharrit’’ me në krye Nevzat Memetin, kryetar, Blerim Fejzulin dhe Igballe Abdijin, anëtarë, shpallën rezutlatet e grupeve që morën pjesë në të. “Çmimi special “Burimet e Sharrit” iu nda Ansamblit të Pallatit të Kulturës Kamëz-Tiranë, kurse çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, iu nda ansamblit “SHKA Xheladin Zeqirit”.

Nuk përfunduan me kaq çmimet, çmimi “Mehmet pashë Deralla” , e kësaj figure patriotike kombëtare iu dha ansamblit “Burimeve te sharrit”. Të tjera çmime që u morrën ishin: Çmimi “Menada-valltare ilire” iu nda SHKA “Drita e dervenit”, çmimi “Oeneja e lashtë”, iu nda SHKA “Tearca“ dhe çmimi tjetër “Margaritar i kulturës popullore” iu nda vëllëzërve Sejdiu, nga Malësia e Sharrit.

Si përfundim çmim të “Karierës” i cili iu dha drejtorit të Qendrës kulturore “Kamëz” z. Baftjar Cera i cili ka bërë një punë të madhe në lëmin e vlera kombëtare dhe për afrimin e kulturës në Shqipëri, për afirmimin e kulturës sonë në Shqipëri, me ansamblin “Burimet e sharrit” të cilët kohën e fundit vazhdimisht po ftohen në festivalin e tyre që e organizon kjo Qendër.

Zilfi Aliu falënderoi gjithë pjesëmarrësit që morrën pjesë në këtë aktivitet që është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore. Ajo do përcjellë dhe do ruajtur brez pas brezi.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!