MENU
klinika

Dëgjesa në Frakull

Fier/ fillon turi i dëgjesave për projektbuxhetin e 2019

14.11.2018 - 16:17

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka nisur turin e dëgjesave publike për projektbuxhetin e vitit 2019-të.

Diskutimi për rreth buxhetit,në ndalesën e parë ishte në Frakullë, ku pjesë e rëndësishme ishte edhe trajtimi i problematikave të zgjidhura dhe atyre që duhet të zgjidhen.

Kryetari i bashkisë Armando Subashi, i shoqëruar nga nënkryetarët, administratori i përgjithshëm dhe drejtues të lartë të institucionit, pasi paraqiti një përmbledhje të realizimeve dhe shpërndarjes së buxhetit të vitit 2018 u ka kërkuar të pranishmëve, përfaqësues të të gjithë fshatrave të kësaj njësie që të paraqesin prioritetet e tyre, me qëllim pasqyrimin më pas në buxhetin 2019.

Procesi i dëgjesave publike është kthyer tashmë në një model qeverisje për bashkinë e Fierit, e cila është ndër bashkitë e para në vend që e ka vënë në zbatim, duke nxitur transparencën dhe frymën bashkëqeverisëse me qytetarët.

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier