Policia e Fierit ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gram Kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.
Ndërkohë në banesën e tij janë gjetur 2.3 Kg lëndë narkotike në formën e çokollatës, 8 kg Cannavis sativa dhe 10 gram Kokainë.
Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit Daniel Yzeiraj, 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
•10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.
Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”.