MENU
klinika

Bashkëshortja e ish-kapitenit

Filmi “Lorik”, do të rrëfehet dhe Monica

30.11.2018 - 21:13

Ashtu si lajmëroi fansat e tij para pak ditësh Lorik Cana, në 5 dhjetor do jetë në kinema filmi me titull emrin e vetë ish-kapitenit të kombëtares ‘Lorik’.

Lorik Cana, Beograd

Filmi dokumentar për jetën e futbollistit më të dashur për të gjithë shqiptarët, do të vijë si një histori e treguar nga ai dhe nga njerëzit e tij të afërm. Pritet që ata të zbulojnë sekrete mbi karrierën dhe jetën private të kapitenit Cana.

lorik cana me shqiponje
lorik cana me shqiponje

Nga shokët futbollistë të Canës që do të jenë pjesë e filmit, do të jenë Djibril Cisse, Gheorge Hagi dhe Pape Diouf.

Jo vetëm kaq, në dokumentar do të marrin pjesë dhe familjarët e tij, babai i tij Agim Cana, që dihet që ka ndikuar shumë në rrugën që ndoqi Loriku.

Po ashtu dhe bashkëshortja e Canës, Monica do të rrëfej për Lorikun si bashkëshortë. Ata të dy janë prindër të djalit të tyre të vetëm Boiken.