Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje është përfshirë nga flakët një masiv me pisha në fshatin Balëz,Njësia Administrative Bradashesh në Bashkinë e Elbasanit.
Aktualisht raportohet se flakët kanë “pushtuar” një sipërfaqe prej rreth 1 ha dhe flakët janë duke djegur shtresën e halave të thata të rëna nga pishat dhe paraqesin rrezik edhe për djegien e bimësisë për shkak të erës.
Në terren janë duke punuar forca të shērbimit zjarrfikës pasi ndërhyrja me mjete. Ndērkohë që pas tri ditëve u arrit të shuheshin tri vatrat e zjarreve në Parkun Kombëtar Shebenik -Jabllanicë dhe në Turje të rrethit të Librazhdit.
Ndërhyrja me mjete është e pamundur për shkak te terrenit.