MENU
klinika

Deklarata

Fleckenstein: Kosova të heqë taksën, ndërsa Serbia…

28.11.2018 - 11:59

“Kosova duhet të heqë taksën, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet”, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein.

Në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle”-n, zyrtari i lartë e cilëson si vendimtar në ekonomi bashkëpunimin rajonal. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit, ishte komenti i tij.

Ai e pranon se veprimi i Prishtinës shihet si pasojë e zhgënjimit për refuzimin e anëtarësimit në Interpol, por edhe procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave, që “është për të ardhur keq”, megjithatë këshillon që përjetime të tilla të mos rezultojnë në reagime të pamenduara e momentale.

knut-fleckenstein-konica.al

knut-fleckenstein-konica.al

Por, Fleckenstein theksoi nga ana tjetër se ndërsa bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësine e durimit, sepse kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjes së pavarësisë, pret nga ana tjetër edhe nga Serbia që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, megjithëse mund të mos i mbështesë ato.

Sa për liberalizimin e vizave, eurodeputeti gjerman sqaron se ai ende nuk është vendosur përfundimisht. Por, nëse liberalizimi, thotë Fleckenstein, nuk arrihet këtë vit, do të ishte i kuptueshëm zemërimi i madh dhe zhgënjimi i popullatës. Përparimet e arritura, shton ai, duhet të çojnë tek liberalizimi i vizave, me qëllim që njerëzit në Kosovë të mos e humbasin shpresën dhe besimin tek Europa, ndërsa vendet anëtare duhet të tregojnë se e mbajnë fjalën.