MENU
klinika

Deklarata

Fleckenstein: Vazhdoni reformën zgjedhore, ndërsa për Dakon…

09.11.2018 - 11:29

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein është shprehur kundër bojkotit të opozitës dhe ka inkurajuar vazhdimin e reformës zgjedhore.

“Gjithmonë kur politikanët dhe deputetët mendojnë se duhet të bojkotojnë parlamentin unë nuk jam në anën e tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për demokratët apo socialistët. Mendoj se mund të bësh shumë jashtë parlamentit si deputeti por mendoj se mund të bësh shumë në parlament. Për sa i përket reformës zgjedhore e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe kam përshtypjen ende që dy kryetarët e komisionit ad hoc po bëjnë më të mirën e tyre për të shpëtuar atë për të cilën po punojnë. Dua t’i bëj thirrje palëve se do ishte një shenjë për BE, KE, PE që në një çështje kaq thelbësore është e mundur që palët të gjejnë dakordësi. Jam shumë i lumtur për dy bashkëkryetarët dhe përpjekjet që po bëjnë”, u shpreh raportuesi i PE-së.

Situata është jo e mirë. Ne e dimë që në këtë proces mund të ketë një efekt domino por nuk e shoh si një problem që nuk mund të zgjidhet së shpejti.

Për deputetët që janë të përfshirë në krime në Gjermani ne kemi zyrën e Prokurorisë dhe nëse prokurori e verifikon sigurisht që shkarkohet. nëse bëhet fjalë për deputetin që ka miq është më e vështirë. Por ne kemi gjyqësorin. Duhet që prokuroria të bëjë punën e saj.

Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein nuk i ka shpëtuar një pyetjeje lidhur me akuzat e opozitës për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Fleckenstein tha se ishte në dijeni të këtyre akuzave, ndërsa shtoi se ai nuk mund të jepte një opinion pasi nuk ishte gjykatës. Ai ftoi prokurorinë që të bëjë punën e saj.

Cili është opinioni për Vangjush Dakon. Si e shihni kërkesën e opozitës që duhet të arrestohet domosdoshmërish për lidhje me korrupsionin?

“Ju i dini gjërat më mirë se unë. Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për kryebashkiakun e Durrësit. Unë besoj se nesër do të shkoj në shtëpi, në Gjermani. S’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet. S’kam ndonjë mendim për këtë çështje. Dëgjoj me kujdes çfarë thuhet dhe çfarë thuhet. Por nuk duhet të them se kush ka të drejtë, apo jo. Por Lleshi ka qenë në Gjermani dhe ka disa lidhje atje që ndoshta dimë më shumë për të”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE.

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika