MENU
klinika

Sportisti shqiptar

Florian Marku: Greqia s’varet nga një person

01.11.2018 - 16:19

Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse, Florian Marku, që është pjesë edhe e MMA, së fundmi, ka dhënë një mesazh që hedh poshtë racizmin dhe bën triumfuese paqen. Në një intervistë të dhënë së fundmi në Greqi për portalin “gazzetta.gr”, Marku ka thënë se është krenar për Shqipërinë, por asnjëherë nuk harron pa falënderuar grekët.

Prej sa vitesh jetoni në Greqi? A keni ndeshur ndonjëherë me racizëm ndaj jush? Cilat janë përvojat me miqtë tuaj?

Florian Marku: Unë jam nga Shqipëria. Nuk kam hasur kurrë në racizëm, kam qenë gjithmonë i mirëpritur në Greqi dhe Austri. Unë u rrita në Greqi. Familja ime jeton këtu. Kam filluar në Greqi me mësues grekë, që janë si familja ime. Kurrë nuk e kam ndjerë në Greqi faktin që jam nga një vend tjetër.

florian marku
florian marku

Me ndeshjet tuaja në kickbox, mendoni se do të bashkoni dy popujt?

Florian Marku: Ky është gjithmonë motivi im, t’u tregoj të gjithëve se nuk kemi asgjë për të ndarë. Kjo është dhe arsyeja pse unë ngre në ring dy flamujt (atë shqiptar dhe atë grek) pas një fitoreje.

Çfarë mesazhi doni të përcillni?

Florian Marku: Jam i lumtur që shumë grekë më kanë mbështetur në këtë rrugë. I falenderoj dhe u shpreh mirënjohjen time. Në Shqipëri ne kemi mësuar që të mos jemi mosmirënjohës ndaj atyre që na kanë ndihmuar, prandaj vazhdoj t’i falenderoj ata dhe të ngre flamurin shqiptar dhe grek.

florian marku
florian marku

Janë thënë deklarata ekstremiste për incidentin që ndodhi me minoritarin grek i cili u vra. Cila është pikëpamja juaj?

Florian Marku: Një shtet nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe të ndryshojë mendimi i gjithë shoqërisë. Rrjedha e viteve ka treguar se ne jemi të kënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk ka racizëm.

Mundet sporti të luftojë racizmin?

Florian Marku: Sporti mund të ndryshojë shumë gjëra dhe të ndikojë pozitivisht në një situatë.

A janë forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve përgjatë viteve?

Florian Marku: Unë besoj se po. Unë jam nga Shqipëria, jam krenar për këtë, por nuk do të rresht kurrë së falenderuari Greqinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN