MENU
klinika

Ka surpriza

“Forbes” publikon listën e këngëtareve më të paguara

21.11.2018 - 16:49

Katy Perry është duke jetuar ëndrrën e saj të adoleshencës, duke u renditur së fundmi nga revista prestigjioze “Forbes” si këngëtarja më e paguar për vitin 2018-të, duke mposhtur konkurrencën e “egër” e emrave të tjerë të rëndësishëm në industrinë e muzikës në botë.

Këngëtarja e hitit “Roar” pak javë më parë lajmëroi se do të tërhiqej përkohësisht nga muzika pasi mendon se nuk e gjen më veten në këtë industri. Duket se Perry është mjaft e kënaqur me të ardhurat dhe saj dhe nuk ka përse kalon orë të tëra në studio për të regjistruar projekte të reja muzikore.

Këngëtarja, e cila një pjesë të fitimeve i ka nga bashkëpunimi me firma të ndryshme mode, e marka të famshme veshjesh, gjithashtu ka përfituar moderimi i eventeve të ndryshme në Hollywood.

Pasuria e saj që tejkalon shumën 135 milionë dollarë ka lënë pas artistë edhe më të përfolur si Beyonce, Taylor Swift dhe Lady Gaga.

10 këngëtareve më të paguara për 2018-ën:

1.Katy Perry
2.Taylor Swift
3.Beyonce
4.Pink
5.Lady Gaga
6.Jennifer Lopez
7.Rihanna
8.Helene Fischer
9.Celine Dion
10.Britney Spears