MENU
klinika

Personalitet kombëtar

Franc Nopça, albanolog i madh për Shqipërinë

16.11.2018 - 12:04

Ambasada shqiptare në Budapest përkujtoi jetën dhe veprën e albanologut Franc Nopça nëpërmjet promovimit të librit të autores Györgyi Gyurkovics për të si perosnalitet, “Baroni Franc Nopça – Mbreti hungarez i dragojve”.

Baroni Franc Nopça është një nga personalitetet e Hungarisë që njëkohësisht zhvillon disa dimensione të zhvillimit të tij intelektual të superfuqisë se Austro-Hungarisë së dikurshme. Jeta e tij profesionale zhvillohet  si diplomat, si i dërguar i kësaj perandorie në Ballkan në luftën e Parë Botërore. Ai ka qenë gjithashtu një shkencëtar panteolog, dhe ka studiuar në ambientet shkencore europiane edhe në shkencën e formimit të natyrës. Nopça ka qënë shumë i apasionuar gjithashtu në fushën e gjeologjisë, mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare. Janë të njohura studimet e tij në Veri të Shqipërisë, në Rumani etj.

(Franc Nopça) Franz Baron Nopcsa von Felsöszilvás, (1877 – 1933), është një prej studiuesve më të spikatur të kohës. Ai ka lindur në një familje aristokratike hungareze më 3 maj 1877 në çifligun familjar të Saçal-it, afër Haceg-it të Transilvanisë.

Nopça ka mbaruar maturën në liceun vjenez Maria-Theresianum. Ngjarja vendimtare nga rinia e tij ndodhi në vitin 1895 gjatë një ekskursioni në Sentpeterfalva (Szentpéterfalva). Nga 1897, deri në vitin 1903, Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës, ky universitet ka qenë i njohur për studimet paleontologjike.

Ai pati famë të madhe kur me zbulimin e eshtrave të një dinozauri ia dha një profesori dhe më pas  në 21 qershor 1899, ai mbajti studimin e parë shkencor pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin Dinosaurierreste in Siebenbürgen (Mbeturina të dinosaurve në Transylvani). Kjo e njohu dhe pati jehonë të madhe në qarqet akademike të kohës e sidomos në Angli.

Studimet e tij u shtrinë në gjithë Europën dhe kishte gjithashtu lidhje me shtëpitë shkencore në Britani si i anëtar nderi atje. Ai krahas diplomacisë kishte dhe ndikimin e tij si shkencëtar që dalëngadalë krijoi relata dhe bashkëpunime diaogjesh me ta. Në atë kohë shkenca zhvillohesh njëkohësisht në shumë rryma dhe shkenca e panteologjisë ishte në zhvillim e sipër. Ai gjithashtu pati kundërshtim në teoritë e tij.

Ai është gjithashtu  një ballkanolog dhe albanolog ku botimet e tij i shtrihu nga vitet 1907 deri në 1932 u përqëndruan kryesisht në fushën e antropologjisë kulturore, parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, pra kanuni.

Një nga librat  si ‘’Shqipëria e Veriut katolike’’, Budapesht 1907 (Das katholische Nordalbanien), apo libri i tij i njohur ‘’Nga Shala dhe Kelmendi’’, Sarajevë 1910, ‘’Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike’’, Sarajevë 1912,  ‘’Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut’’, Sarajevë 1912).

‘’Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut’’, Berlin & Laipcig 1925 dhe para se gjithash, monografia e tij e rëndësishme edhe për Shqipërinë si një studim albanologjik, ‘’Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut’’.

Franc Nopça ishte një vëzhgues i imët po dhe i mprehtë i jetës së atëhershme në Ballkan, por edhe sistematik në ditarët e tij.

54 botime janë nga ky albaonolog për Shqipërinë dhe janë jo pak. Shumë studime të tij nuk u botuan dhe veprat e tij iu dhanë më vonë albanologut të madh profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë. Me vdekjen e tij trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Kolekcionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë.

Dorëshrkimet që kanë ngelur te ky personalitet që njëkohësisht është dhe nga më të shquarit për Shqipërinë janë: ‘’Shqipëria, fiset e malësisë ë Veriut dhe e drejta e tyre zakonore’’, ‘’Shoqëria fisnore e Shqipërisë së Veriut, raporte dhe puna shkencore e konsujve dhe të shkencëtarëve austriakë’’, ‘’Besimi, doke dhe zakone’’, ‘’Poezia e Kolez Markut, 1895-1932’’, ‘’Fragmenti i një studimi dialektologjik’’, ndër këto edhe shënime për dialektin geg të Shkodrës në 36 faqe të formateve të ndryshme; dhe kryesorja ‘’Udhëtime në Ballkan’’.

Çfarë është karakteristike tek krijimtarinë dhe veprimtarinë e Nopçes?

Si njëri i ardhur prej një sërë të lartë shoqërore në një ambient akademik dhe mbretëror ai me një sy vigjilent pa se kjo perandori po shpërbëhej nga nepotizmi dhe interesat e ngushta, dhe si e tregoi koha ajo u shpërbë nga Lufta I Botërore.

Ai si personalitet i fortë nuk bëri kurrë kompromis me intrigat e kohës dhe ishte një demaskues i fortë i gjithë intrigantëve, spiunëve të rëgjimeve të ndryshme, qoftë spiunëve në Shqipëri që maskoheshin si personalitete politike. Gjithashtu ai nxorri në studimet e veta anët e errëta dhe difektet e shumë personaliteteve shqiptare, të fshehta që jo shumë herë janë treguar, por e vërteta mbizotëron si  metodologji faktike në shkencë. Ishte kundra mitizimit të figurave në shkencë.

Ndryshe nga Edit Durham ai nuk kishte antropologjinë pozitiviste si pikësynim të vet, por gjithashtu kishte të përbashkët që të dy ishin albanologë të njohur, njerëz me integritet, njerëz që donin të analizonin botën shqiptare nga kultura, doket, zakonet, deri tek gjërat që shqiptarëve u dukej e parëndësishme.

Ai ndryshe nga aristokratët e tjerë i provoi vetë vështirësitë e terrenit, maleve, i veshu si bari në stane në Shqipëri, në Shalë e deri në malet e  Rumanisë, i veshur dhe i gjykuar si lypës deri tek pamundësia e ushqyerjes e njëkohësisht me frak në sallonet austrohungareze. Kështu që ai e pati më të lehtë për të krijuar një analizë të thellë të situatës që kishte në Ballkan e sidomos në Shqipëri. Ai hodhi idetë e tij ku ishin bërë gabimet, ku anonin gabimet e shqiptarëve dhe ku mund të zhvillohesh Shqipëria si shtet. Ishte albanolog që punoi fort për Shqipërinë.

Kontribuoi fuqishëm sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë dhe në veri të Shkodrës në lëvizjet politike, sigurisht dhe për interes të perandorisë së tij.  Njëkohësisht ai ishte agjent dhe shkencëtar, njeri normal dhe aristokrat, njeri që nxirrte të palarat dhe ashtu zhdukej në miksionin e tij, fshatar e bari e deri anëtar akademie.

Për punën si albanolog ai është një nga studiuesit më realistë ndër albanologë dhe sidomos në antropologjinë kulturore.

Nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!