MENU
klinika

Ndodhi aksidentalisht

Gafa e ish-deputetit, publikon videon…

15.11.2018 - 20:34

Tommy Robinson është një ish-deputet i Partisë Nacionaliste në Britani, i cili ka përfunduar në mediat rozë falë një gabimi që ka bërë në rrjetet sociale, i cili e ka “nxjerrë zbuluar”.

Ai ka postuar një video ku duket se humb durimin dhe i bërtet gruas. Në postimet e tij në Instagram ishte shpërndarë imazhi i një hamburgeri me pulë, kur u dëgjua dhe momenti i bisedës me partneren. Teksa ai po fliste për ushqimin, papritmas doli një ekran i zi ku Tommy dëgjohej që kishte mosmarrëveshje me gruan.

I tha dy herë që ti jepte karikuesin. Pas këtij momenti, ajo i tha që duhet t’i kërkonte falje. Megjithatë nuk dihet se çfarë ndodhi derisa Tommy i bërtiti duke i thënë, “Ma jep atë dreq karikuesi.