17.11.2018 - 11:57
Prej disa muajsh kantautori i famshëm shqiptar, Flori Mumajesi nuk është bërë “gjallë”, duke munguar jo vetëm me projekte të reja muzikore, por edhe në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Flori është një nga kantautorët më të dashur shqiptar dhe si i tillë, kjo mungesë e tij ka shqetësuar edhe fansat.
Por, së fundmi, gazetarja Megi Bilo ka zbuluar se Flori ka një problem shëndetësor dhe për këtë arsye nuk ka qenë aktiv.
Ajo u shpreh se këngëtari ka një problem serioz në lidhje me shëndetin, vuan nga një sëmundje e mëlçisë. Se sa e vërtetë është kjo nuk e dimë, dhe presim një reagim nga Mumajesi.