Ambasadorja Gjermane, Susanne Schutz ka qenë ditën e sotme në qytetin e Korçës nga ku ka folur dhe lidhur me protestat e opozitës.
Schutz tha se deputetët e djathtë duhet të kthehen në parlament.
“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës,” u shpreh ajo.
Susanne Schutz ka folur dhe për deklaratën e kryeministrit gjatë ditës së djeshme në Kosovë ku thotë:
“Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shtetete ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen.”
Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thenë që një ndryshim i kufijve nuk do të çonte në një zgjidhje.
Ndërsa për gjasat e negociatave të Shqipërisë me Europën, Schutz u shpreh se vendi ka një perspektivë për t’u anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen.
“Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika,” u shpreh ajo.