MENU
klinika

Çështja ‘Lazarati’

Gjirokastër/ Apeli lë në fuqi vendimin për grupin e Lazaratit

20.11.2018 - 14:49

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla më e ulët për të pandehurit e grupit të zjarrit të Lazaratit.

Dënimet e dhëna nga shkalla e parë ishin: Gurgaz Skënderi, 11 vite burgl; Arbjon Aliko, 13 vite burg; Alfred Proko, 10 vite burg; Beqo Brahimi, 8 vite burg; Enrik Skenderi, 10 vite burg.

Por, menjëherë pas vendimit të dhënë të Apelit të Krimeve të Rënda, të afërm e familjarë të të pandehurve që po ndiqnin seancën shpërthyen në reagime të ashpra.

Ata kërcënuan gjyqtarët, duke iu drejtuar atyre me fjalët “Ju vdekshin fëmijët”, dhe hodhën edhe karriget drejt tyre. Por irritimi i tyre ra edhe mbi gazetarët, që gjithashtu u kërcënuan.

Për 11 të pandehurit, me përjashtim të Alban Alikos dhe Elson Kazmës, të cilëve iu ndryshua masa me 17 vite e 7 muaj burg secili, të tjerët janë me masat e mëparshme në fuqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë