MENU
klinika

Në Gjirokastër

Instituti Meteorologjik: Priten përmbytje masive

22.11.2018 - 14:48

Gjirokastra nesër do të jetë një prej zonave me intensitet të lartë rreshjesh. Kjo konfirmohet nga IGJEUM në buletinin e vet parashikues për 24 orët e ardhshme.

Sipas këtij instituti, pas një thatësire të tejzgjatur, me nisjen e shirave po afrohet dhe rreziku i përmbytjeve dhe pikërisht nesër, qarku i Gjirokastrës rrezikon të ketë shira intensivë shoqëruar edhe me përmbytje.
Reshje priten gjithashtu në shumicën e qarqeve të vendit, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës parashikohen reshje intensive.

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme parashikohen në Gjirokastër, shprehet në buletinin e vet IGJEUM.

Gjirokastra në fillim të këtij viti ishte në epiqendër të përmbytjeve dhe kohës së keqe duke lënë pasoja tek zonat më nevralgjike në qytet si në kodrën e lagjes Punëtori dhe në Kodrën e Shtufit të cilat kanë përbërje të paqëndrueshme dhe terren të rrëshqitshëm.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë