MENU
klinika

Fotoja dhe video e lojës

Gorky kundër Leninit në…shah

13.11.2018 - 22:18

Përgjatë një vizite në Capri të Italisë në vitin 1908, Bogdanov dhe Lenin luajnë shah përkrah shkrimtarit të famshëm sovjetik, Gorki (Maxim Gorky). Në internet, loja e tyre e shahut njihet ndryshe si, “Gorki që luan shah kundra Leninit” (Gorky vs. Lenin).

Në mënyrë paradoksale, loja e tyre u zhvillua në vendin më të bukur të Italisë, ndërsa ishte në prag një tjetër Revolucion Rus, e dy vite pas Kushtetutës dhe krijimit të Dumës Ruse (sistemit shumë partiak).

“Kjo fotografi është konsideruar si një novelë politike, që më tej u zhvillua si një dramë historike”, – thonë historianët, duke e lidhur atë ngushtë me Revolucionin e viteve 1905-1907 që zgjati 2 vite, katër muaj, 3 javë dhe 4 ditë.

Punëtorët u thyen nga forcat e Perandorisë Ruse, ndërsa ai i Marsit 1917, njihet si fitorja e bolshevikëve, krijimi i Bashkimit Sovjetik dhe rrëzimi i autokracisë cariste. Momente të tilla të historisë që përcillen nga një lojë shahu…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Federata Europiane e Shahut

Mjeshtri i Madh shqiptar, drejtor i ECU

Sporti i mendjes, po aq i rëndësishëm

Veliaj e Shalsi, program për shahun në shkolla