MENU
klinika

Ngjarja në Drizë

Gramsh/ Autobuzi aksidenton rëndë 11 vjeçaren

06.11.2018 - 09:27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gramsh, ku një autobuz u përfshi në një aksident.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramsh pasi një autobuz ka përplasur një vajzë të vogël 11 vjeçe.

Deklarata e Policisë

“Rreth orës 08:10, në fshatin Drizë, Gramsh, shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh,” bën me dije policia.

Shtetasja e aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.