01.11.2018 - 20:42
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se objekt i sulmit është bërë mjeti i Nehat Zaganjorit.
Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.
Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.