MENU
klinika

Përplasje me armë zjarri

Grekët marrin hak/ Policia vret një shqiptar në Janinë

22.11.2018 - 19:27

Mësohet se pas një përplasje me armë zjarri me policinë greke ka mbetur i vrarë një shtetas shqiptar.

Mediat vendase shkruajnë se nga ngjarja, një oficer policie ka mbetur i lënduar lehtë në dorë.

vrasje ne greqi-konica.al
vrasje ne greqi-konica.al

Ngjarja ndodhi gjatë kontrolleve për lëndë narkotike në rajonin e Janinës.

Sipas “Protothema”, shqiptarët janë përgjigjur me zjarr kontrollit dhe situata është përshkallëzuar, duke sjell vdekjen e një personi nga Shqipëria.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Mësohet se jë grup shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi panë se u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.

Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur canta me drogë.