MENU
klinika

Situata në Ballkan

Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia, një hap para për integrimin

06.11.2018 - 09:16

Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn është prononcuar lidhur me situatën e krijuar në Ballkan kohët e fundit.

Mes vendeve të rajonit, shprehet Hahn në fjalën e tij, përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së.

“Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia.”

Johannes-Hahn-konica.al
Johannes-Hahn-konica.al

Ndër të tjera, në intervistën për median gjermane “Welt” komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën.

I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin, Hahn thotë se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre.

“Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët.”