Në një takim me disa zyrtarë të lartë të vendeve të rajonit, komisionieri i BE Johanes Hahn tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara përsa i përket reformës në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, komisioneri i BE Johanes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi.
Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn tha se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin me zyrtarë të rajonit, marrin pjesë Hahn, McAllister, Kukan, Fajon, Fleckenstein. Pjesë e takimit janë edhe përfaqësues të opozitës.
Nga PD merr pjesë Edmond Spaho, nga Partia Republikane Fatmir Mediu dhe nga LSI Klajda Gjosha.