MENU
klinika

Liberalizimi

Haradinaj: Vizat të hyjnë në agjendën e BE-së

19.11.2018 - 11:33

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa gjatë takimit me kancelarin Sebastian Kurz ka kërkuar që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Këshillit të Ministrave, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook theksoi se përveç të drejtës për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit.

Postimi i Haradinajt

Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.

I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2.

Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.

Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë