MENU
klinika

Vrasësi i 32-vjeçarit

Tor Xhecuka, autori nga Burreli, dyshohet si vrasës me pagesë

05.11.2018 - 20:43

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me autorin e dyshuar për vrasjen në kryeqytet të Emiljano Boçit më 14 Janar.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit me anë të hetimeve disa mujore me metoda speciale.

Tori (Hektor) Xhecuka, sipas të dhënave të policisë dyshohet të jetë vrasës me pagesë. 30-vjeçari përdorte të dyja emrat për t’iu shmangur drejtësisë.

Pothuajse 1 vit më parë, në rrugën “Shefqet Musaraj” në zonën pranë ish-parkut të autobusëve, Tori Xhesuka qëlloi me armë Emiljano Boçin dhe mikun e tij Melvin Disha.

Të dy mbetën të plagosur fillimisht, por 32-vjeçari Boçi ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

emiljano-boci-konica.al
emiljano-boci-konica.al

Viktima u qëllua në automjetin e tij pasi kishte dalë nga një restorant, i shoqëruar edhe nga e dashura. Kjo e fundit u shpëtoi për mrekulli plumbave.

Policia nuk ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen, për shkak të sekretit hetimor. Nuk ka ende informacion rreth porositësit të vrasjes.

Në atë kohë Policia e Tiranës po hetonte në pistën e prishjes së pazareve të drogës. Kjo për shkak se viktima Emiljano Boçi udhëtonte shpesh drejt Holandës dhe Gjermanisë, dhe ishte i dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal.

Nuk dihet nëse kjo pistë e policisë qëndron akoma, megjithatë hetuesit janë duke marrë në pyetje vrasësin Tori (Hektor) Xhecuka.

30-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në 25 Shkurt 2015 në pikën kufitare 3 Urat në Përmet.

Në atë kohë, Xhecuka ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN