MENU
klinika

Disa kura popullore!

Hernia diskale po ju vështirëson jetën?

11.11.2018 - 12:38

Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërc në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës.

Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, pra kemi të bëjmë me Hernie diskale.

Sëmundja prek më shumë moshën 20-40 vjeç. Shkaku i hernies diskale, pra i daljes së diskut nga vendi i tij, në shumë raste është ngritja e peshave të rënda, i hedhjes, i kërcimit, i kapërcimit të pengesave apo të një lëvizje të menjëhershme dhe të pakontrolluar, nga një kollitje apo tështitje, ose kur përkuleni për të lidhur lidhëset e këpucëve.

I sëmuri si fillim e lidh gjithmonë fillimin e sëmundjes me ngritjen e peshave apo me lëvizjen e sforcuar. Dhimbja është më e fortë në mes, që është edhe shenja kryesore e sëmundjes. Dhimbja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend. Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulësh as trupin.

Dhimbja përhapet gjatë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, ulet shumë aftësia për punë.

Shtylla kurrizore ka 34 vertebra dhe 23 disqe dhe kur shkaktohet hernia diskale, pra kur del disku të paktën brenda 2-3 muajve, atëherë shërohet në menyrë konservative me masazh.

I sëmuri me Hernie diskale duhet të qëndrojë disa ditë i shtrirë në krevat të fortë ortopedik. Duhet të vendosi korse të fortë lumbare me fije çeliku që të mos lejojë belin të përkulet dhe të mbajë qëndrim perpendikular, për të mos lejuar ngacmimin e vervit.

Disa kura popullore

Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervit shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të urthit. E zieni ne 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit, të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj.

Është mirë të aplikohet fizioterapia kineze. Masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, sepse ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bejë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta séanca.

Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN