MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 16 nëntor?

16.11.2018 - 08:33

534 – Botohet Kodi i Justinianit, një koleksion veprash bazë të jurisprudencës, i hartuar me urdhër të perandorit romak lindor Justiniani i parë. Kodeksi ose Kodi Civil është një përmbledhje e përzgjedhjur e akteve ligjore të perandorisë romake. Kodi është pjesa e parë e Corpus Juris ose Trupit të Ligjit Civil, ku përfshihen edhe “Pandectae” ose pjesë kryesisht të shkurtra nga shkrimet e juristëve romakë; dhe “Institute” që përmban elemente të rëndësishme konceptuale ligjore. Të tre Librat e Corpus Juris përbënin burimin e vetëm të referencave ligjore për gjykimin e çështjeve. Gjatë periudhës së tij si perandor, Justiniani miratoi edhe ligje të reja të cilat u përmblodhën në një libër të katërt të Jurisprudencës, të quajtur Novellae (të reja)

1272 – Ndërsa në udhëtim për Kryqëzatën e nëntë, princi Eduard bëhet Mbret i Anglisë pas vdekjes së Henrit III, por ai nuk do të kthehet në Angli për gati dy vjet për të marrë fronin.

1776 – Revolucioni Amerikan : Provincat e Bashkuara (Vendet e ulëta) njohin pavarësinë e Shteteve të Bashkuara.

1793 – Revolucioni francez: 90 priftërinj katolikë të dyshuar si anti – republikanë ekzekutohen duke u mbytur në lumin Nantes.

1828 – Lufta Greke e Pavarësisë: Protokolli i Londrës përcakton krijimin e një shteti autonom grek nën sovranitetin osman, duke përfshirë edhe Morenë dhe Cyclades.

1849 – Një gjykatë ruse dënon Fjodor Dostojevski me vdekje për veprimtari anti-qeveritare si pjesmarrës në një grup intelektualësh radikalë; dënimi i tij u kthye më pas në punë të rëndë të detyruar. Kritikët thonë se kjo periudhë ndikoi thellësisht në formimin e Dostojevksit, duke e bërë atë një shkrimtar thellësisht analitik shpirtëror, filozof e psikolog. Librat e Dostojevskit janë përkthyer në më shumë se 170 gjuhë. Ai ka ndikuar një numër shkrimtarësh e filozofësh, përfshi Anton Chekhov, Ernest Hemingway, Friedrich Nietzsche dhe Jean-Paul Sartre. Së bashku me Tolstoin, Dostojevski është konsideruar shpesh si një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të Epokës së Artë të letërsisë ruse. Albert Einstein e cilëson Dostojevksin në letërsi si më të madh se Carl Friedrich Gauss në matematikë, duke e quajtur një “shkrimtar të madh fetar që hynë thellë në misterin e ekzistencës shpirtërore”.

1907 – Territori i banorëve indianë dhe territori Oklahoma bashkohen për të formuar Oklahomën, shtetin e 46-të SHBA-së.

1914 – Hapet zyrtarisht Banka e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

1920 – Themelohet linja ajrore kombëtare Australisë, Qantas.

1940 – Holokausti: në Poloninë e pushtuar, nazistët izolojnë nga bota e jashtme geton e re të Varshavës.

1945 – Ndërsa lufta sapo kishte mbaruar, përfaqësues nga 44 shtete u mblodhën në Londër për për të “ndërtuar paqe në medjen e njerëzve”, për të krijuar një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore. Nga kjo konferencë lindi UNESKO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga njëzet vende: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika , Zelanda e Re , Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut , Turqia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote.

1990 – Në grup qytetarësh, shumica të rinj morrën nismën e guximshme për të hapur xhaminë e Plumbit në Shkodër për të falur xhumanë, për të ripërtërirë fenë, për të rifituar të drejtën e ushtrimit të lirë të besimit fetar. Një rol të rëndësishëm në këtë veprimtari luajti imam Hafiz Sabri Koçi – i burgosur për 20 vjet, deri më 1986, për arsye të besimin e tij fetar. Kjo veprimtari ku morrën pjesë rreth 50 mijë vetë nga Shkodra e fshatrat për rreth, pasonte meshen e pak ditëve më parë, të besimtarëve katolikë shkodranë, të udhehequr nga Dom Simon Jubani, bashkë vuajtës në burg me imam Hafiz Sabri Koçin. Këto ndodhnin në nëntor 1990, ende nën kërcenimin e diktatures komuniste, dhe kur njerëzit e një besimi frymëzonin ata të besimit tjetër, duke përcjellë mesazhin se të gjithë njerëzit e Zotit janë vëllezër.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit