03.11.2018 - 11:32
Një 47-vjeçar italian është vënë sot në prangat e policisë së Tiranes, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Burime zyrtare nga policia pohuan se Pasquale Scalise ishte dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.