MENU
klinika

Ju japim zgjidhjen!

I keni këmbët e fryra nga variçet?

09.11.2018 - 11:00

Variçet janë zgjerim i venave, sidomos të këmbëve. Kjo gjë ndodh më shumë te femrat, sidomos te ato që punojnë në këmbë. Të sëmurët kanë shpesh të kruajtura dhe mbingjyrosje të lëkurës si e mavijosur.

Variçet formohet te njerëzit që punojnë në këmbë për një kohë të gjatë si:

Fatorinot;

Kamarierët;

Banakierët;

Mësuesit;

Gratë shtatzëna.

Duhet mënjanuar sa të jetë e mundur qëndrimi në këmbë, ose pas punës duhet të shtriheni sa të jetë e mundur, duke vendosur këmbët pak më lartë se trupi, në karrige apo divane.

Të bëhet masazh i këmbëve, të mënjanohet kapsllëku, ushqimet e rënda, dhjamosja e tepërt, të bëhet stërvitje dhe kalitje me ujë të ftohtë, të lyhen vendet verorikoze me pomade për ta zhdukur.

Mënyra trajtimi

Merrni 1 litër uthull dhe disa fltë hudhrash. I zieni mirë sa të bëhen si llapa që të vendosen mbi variçe. Pas kësaj merrni 100 gr vaj ulliri, 4 të verdha vezësh, 50 gr naftë, 1 lugë gjelle me kripë, 1 filxhan uthull. I zieni sa të bëhet pomadë. Me këtë bëni masazh në formë fërkimi të lehtë 4-5 herë në ditë.

Në farmaci kanë dalë edhe ilaçe të tjera bimore pomadë, me të cilat bëhet fërkim dhe masazh për të përmirësuar variçet deri në në farë mase të konsiderueshme. Tubeti Venitan (ilaç bimor që bëhet nga boçia e gështenjës së egër), duke bërë masazh 2 herë në ditë nga 10-15 min çdo ditë, derisa pacienti të qetësohet. Por ka edhe raste të tjera kur pacienti e lë sëmundjen pas dore dhe pas një farë kohe kërkon ooperacion.

Për variçet përdoren çorape llastiku. Vendosen në shtrat në mënges, kur më përpara ngrihet këmba lart për disa minuta rresht.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?