Viktima e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, në qytetin e Durrësit është Edison Harizaj.
Pas atentatit u mësua se 39-vjeçari Harizaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2010.
Në Vlorë, Edisoni njihej me emrin “Il Padrino” dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.
Ndërkohë mbante dhe një tjetër nofkë si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe.
Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe njihet si miku i Emiljano Shullazit.
Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.
Edison Harizaj, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Genci Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.
Nuk ka ende informacion se kush e ka kryer krimin, por policia gjeti ne zonën e Shën Vlashit një automjet të djegur, që dyshohet se i përket autorëve.