MENU
klinika

Letra për Haradinaj

INTERPOL/ Merkel mbështet Kosovën

09.11.2018 - 14:32

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar Ramush Haradinajt një letër, ku përcjell mbështetjen e Berlinit zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shefi i ekzekutivit kosovar e postoi në Facebook letrën e marrë nga Merkel, përmes ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.

“Mbështetja e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”, thotë ai.

Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, e është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional.

“Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”, shkruan Haradinaj. “Ky konsiderohet një sinjal paraprak i përkrahjes së Merkelit në tërësi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare; INTERPOL-i është vetëm fillimi”.

Prishtina synon pranimin atje më 20 nëntor, kur mbahet dhe Asambleja e Përgjithshme e këtij organizmi.

Tre ditë më parë, gjatë ndalesës së tij në kryeqytetin kosovar, edhe kancelari austriak Sebastian Kurz premtoi votën pro të Vjenës, që Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë