MENU
klinika

I fundit renditet...

Islanda, vendi më i sigurt për pushime

11.11.2018 - 19:05

Islanda është vendi më i sigurt për të shkuar me pushime. Ndërsa vendet më të rrezikshme janë Turqia dhe Afrika e Jugut.

Islanda renditet si vendi më paqësor në botë, duke e mbajtur veten absolutisht larg konflikteve. Vendi ka mbetur një destinacion mahnitës për bukuritë e veta natyrore. Studiuesit të cilët kanë studiuar normat e krimit, rrezikun e fatkeqësive natyrore, çështjet shëndetësore etj.

Pas Islandës në listën e vendeve më të sigurta Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendi i tretë më i sigurt në renditje është Singapori, megjithëse studiuesit theksojnë se vendi ka një rrezik të moderuar të virusit zika. Spanja vjen në vendin e katërt, ndërsa Australia në vendin e pestë.

Në top dhjetëshe futen edhe Kanadaja, Japonia, Maroku, Jordania dhe Barbados zë vendin e dhjetë.

Afrika e Jugut renditet ndër vendet më të rrezikshme për shkak të rreziqeve shëndetësore, që përfshijnë, difterinë hepatitus A, malaria dhe schistosomiasis.

Ndërsa Turqia gjithashtu renditet në vendet e rrezikshme për shkak të rreziqeve të larta të krimit dhe probabilitetit shumë të mundshëm të terrorizmit.