MENU
klinika

Letersia Shqiptare

Ismail Kadare prezanton librin e tij të ri

16.11.2018 - 12:46

Ismail Kadare erdhi në Edicionin e 21 të Panairit të Librit me librin e tij të fundit ‘’Kur sunduesit grinden’’ nga shtëpia botuese Onufri.

Ai sot ishte personalisht për ta prezanuar librin e tij. Në librin e tij ai hedh një aspekt të gjerë të marrëdhënieve njerëzore, të marrëdhënieve të përparimit, si dhe ato gjëra që na frenojnë si shoqëri. Si shprehet  ai pengesa jemi ne vetë.

Në prezantimin e tij ka pasur interesim të madh nga lexuesit që presin këto raste për urime, bashkëbisedime apo debate me shkrimtarët e tyre të preferuar. Dhe ky ishte një nga këto raste.

Përveçse u prezantua me lexuesit shkritmari ka firmosur edhe shumë autografë nga artdashësit e tij të preferuar. Në lidhje me shkrimtarin më të shquar që ka bota shqiptare sot për sot ai mbahen për një qëndrim kritik ndaj diktaturave tiranive që në mënyrë simbolike e shpreh aq mirë në veprat e tij.

Në këtë vepër krijohen marrëdhënie mbizotëruese midis perëndive dhe marrëdhënieve tokësore, siç janë njerëzit. Në këto marrëdhënie paralele midis të mbifuqishme dhe të tjerëve ka një simetri në kohë, në epoka dhe në mënyrën mjeshtërore si shkrimtari ka shprehur shpesh në veprat e tij nëpërmjet mënyrave të tij mjeshtërore që aq pëlqehen në një hije gri.

Simbolikat te ai shfaqen gjithmonë natyrshëm dhe bukur, gjë që ndjellin kudo artdashës.

Karakteristikë e këtij kolosi të letërsisë është se në stendën e Onufrit dhe në shumë stenda të tjera të shtëpive botuese ka dhe libra të tjerë të Kadaresë të viteve të kaluara që gjithashtu ka qenë i diskutuar dhe i mirëpritur nga lexuesi. Edhe sivjet shumë shtëpi botuese e kanë sjell këtë autor në stendat e tyre në Panair me libra të ndryshme të tij.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!