Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur në flagrancë teksa po shkëmbenin mes tyre një sasi droge në Itali.
Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre është kryer dy ditë më parë, por gjatë ditës së sotme janë njoftuar edhe detajet e operacionit. Policia ka rënë në gjurmët e tyre pasi gjatë diskutimit, shqiptari dhe italiani kanë ngritur tonet e zërit.
Pas pikasjes, të dy trafikantët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë përpjekur të largohen nga vendi ku po shkëmbehej droga, por ky mision ka rezultuar i kotë pasi arrestimi i tyre është kryer në kohë të shpejtë.
Gjatë kontrollit, shtetasit italian iu gjet një sasi e vogël marijuane, ndërsa shqiptarit iu sekuestruan 17 kg drogë e llojit marijuanë si dhe një sasi e vogël kokaine, e ndarë në doza të vogla.
Ndaj tyre rëndon akuza e posedimit dhe e shitjeve të lëndëve narkotike. Gjithashtu shqiptari dhe italiani janë dërguar në burgun e Ankonës.